Maqedoni
Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar
30.06.2026 09:49
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë me kolovoz të thatë....

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë me kolovoz të thatë.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur, respektimin e sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka lumenjsh dhe kanione, ku ekziston mundësia e shembjeve të gurëve. Kjo vlen sidomos për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Që nga 15 prilli, aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut Kombëtar të Galiçicës, është i hapur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve me peshë deri në 3.5 tonë.
