Maqedoni
Aliu: Së shpejti 100 autoambulanca të reja
30.06.2026 11:53
Aliu njoftoi se projekti për prokurimin e 100 autoambulancave të reja do të sjellë përmirësime të konsiderueshme në sistemin e kujdesit mjekësor..

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi se projekti për prokurimin e 100 autoambulancave të reja do të sjellë përmirësime të konsiderueshme në sistemin e kujdesit mjekësor urgjent dhe do të mundësojë futjen e shërbimeve moderne në kohë reale.
Sipas tij, Qeveria tashmë po shqyrton procesin e ndarjes së Ndihmës së Parë si institucion i veçantë në Shkup, me qëllim rritjen e efikasitetit të shërbimeve shëndetësore urgjente.
“Pra, investojmë edhe në infrastrukturën e makinerisë të autoambulancave të cilat tanimë janë në fazën përfundimtare. Njëqind autoambulanca i kanë kaluar të gjitha procedurat administrative dhe pritet që diku për një muaj, një muaj e gjysmë, ato të jenë pjesë e infrastrukturës shëndetësore në shtet. Do të shpërndahen në disa qytete.”, u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
