Maqedoni
Megjashi e prezantoi Raportin për realizim të të drejtave të fëmijëve
12.06.2015 14:44
Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi sot e prezantoi Raportin për realizim të të drejtave të fëmijëve në Republikën e Maqedonisë...

Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi sot e prezantoi Raportin për realizim të të drejtave të fëmijëve në Republikën e Maqedonisë, me rastin e Ditës ndërkombëtare të luftës kundër keqpërdorimit të punës së sëmijëve - 12 Qershori.
Në Raportin që e prezantuan në konferencën për shtyp janë theksuar rekomandime me qëllim të përmirësimit të së drejtave të fëmijëve përmes implementimit të Konventës për të drejtat e fëmijëve.
Në pjesën e realizimit të së drejtave të fëmijëve romë në Raport thuhet se arsye më të shpeshta se pse nuk regjistrohen ose ata të cilët janë regjistruar i çregjistrojnë janë mospasje e dokumentacionit personal, gjendja soci-ekonomike e familjes, papërgjegjshmëri të prindërve, mosinformim, nivel i ulët i vetëdijësimit për rëndësinë e arsimit, si dhe shpërngulja në vendet evropiane.
Në Raport rekomandohet që lidhur me arsimin e fëmijëve me nevoja të posaçme të vendoset sistem për evidentim dhe ndjekje të numrit të nxënësve, në shkolla të zbatohen standarde për qasje, të kompletohen ekipe profesionale shkollore dhe profile adekuate dhe të sendërtohet dhe përforcohet rëndësia e mësimdhënësve për punë me nxënësit me nevoja të posaçme.
Vërehet se në shkollat e mesme organizimi i nxënësve të shkollave të mesme është unifikuar dhe kjo haset nën emërtime të ndryshme.
Për realizim të së drejtave të fëmijëve për mbrojtje shëndetësore rekomandohet avancim i bashkëpunimit midis institucioneve dhe shoqatave të qytetarëve për shkak të përfshirjes më të madhe të fëmijëve që nuk janë imunizuar, intensifikim i bashkëpunimit për aktivitete nga karakteri edukativ dhe informativ për HIV dhe SIDA, si dhe për vendosje të arsimit gjithëpërfshirës seksual në shkollat fillore dhe të mesme.
Rekomandohet që të vazhdohet me realizimin e programeve që do të nxisin gjidhënie ekskluzive dhe inkuadrim më i madh i prindërve të fëmijëve me nevoja të posaçme në programet për zhvillim të hershëm të fëmijëve.
Midis rekomandimeve për realizim të së drejtës së fëmijëve të cilët përdorin drogë është që të vendoset sistem për ndjekje të gjendjes së tyre, mundësim të trajtimit në varshmëri nga drogat e bazuara në mjekësinë e dëshmive për të gjithë fëmijët, të hapen qendra për rehabilitim dhe risocializim për punë me familjet të cilat kanë fëmijë që përdorin droga.
Për tejkalim të problemit me delikuencë minorente nevojiten përgatitje dhe programe për parandalim të kësaj dukurie, prezencë e rritur e policisë në vendet e rrezikuara, vizitë e rregullt në shkolla nga nëpunës policorë dhe bashkëpunim i tyre me shërbimet pedagogjikee-psikologjike, organizim të debateve publike, punëtorive dhe trajnimeve.
Raporti thekson që të vendoset arsim i obligueshëm i mesëm në kuadër të institucioneve edukative ndëshkuese.
Për përmirësim të punës dhe sistemit të përgjithshëm të mbështetjs së fëmijëve viktima të tregtisë në Raport rekomandohet punë parandaluese me familjet të cilat paraqesin rrezik faktor që personi të bëhet viktimë e eksploatimit posaçërisht të punës, mbështetje më e madhe për viktimat e tregtisë nga ana e sektorit joqeveritar dhe bashkësisë për riintegrimin e tyre më efikas në shoqëri, si dhe të gjehen forma të reja për përkujdesje dhe riintegrim të viktimave.
Raporti është përgatitur në kuadër të programit "Ndëritmi i kapaciteteve të organizatave qytetare për monitorim të gjendjes me të drejtat e fëmijëve" i mbështetur nga Zyra e UNICEF-it në Shkup./mia
