Korrupsion në arsim të lartë, kërkoi 300 euro, u arrestua profesoresha
30.06.2026 15:35
Privohet nga liria një profesoreshë e nga Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip për korrupsion....

Privohet nga liria një profesoreshë e nga Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip për korrupsion. Profesoreshën e korruptuar e denoncoi një student i huaj nga Turqia, pasi profesoresha i kishte kërkuar 300 euro për dhënien e provimit më 29 qershor.
MPB Maqedoni njofton se dje, në orën 11:45, në Shtip, nëpunësit policorë e privuan nga liria T.A. (39) nga Shtipi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “marrje ryshfet”.
“Më parë, më 22.06.2026, K.B. (26) nga Turqia, me qëndrim të përkohshëm në Shtip dhe student në Universitetin “Goce Dellçev”, kishte denoncuar se T.A. i kishte kërkuar 300 euro për të kaluar në një provim të cilin do ta jepte më datë 29.06.2026. Janë ndërmarrë masa në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike të Shtipit dhe personit me iniciale K.M. i janë dorëzuar tre kartëmonedha prej 100 eurosh, të cilat janë përpunuar në mënyrë krimo-teknike. Nëpunësit policorë e arrestuan T.A. menjëherë pasi i kishte pranuar paratë. Ajo është ndaluar në stacion policor, ndërsa paratë janë sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të parashtrohet kallëzim përkatës.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
