Maqedoni

Parashikimi i motit

01.07.2026 08:42

Mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të pakta deri mesatare...

Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite pritet paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të fuqishme dhe në disa vende mundësi për stuhi afatshkurtër me breshër.
 
Temperatura minimale do të lëvizë nga 12 deri në 22 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 30 deri në 38 gradë Celsius.
 
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Pasdite pritet paqëndrueshmëri me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fuqishme. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër.