Maqedoni

Rikonstruimi i Qeverisë, kryeministri zbulon emrat e ministrave të rinj

01.07.2026 08:46

Kryeministri publikoi emrat e ministrave që do të jenë pjesë e rikonstruimit të Qeverisë....

Kryeministri publikoi emrat e ministrave që do të jenë pjesë e rikonstruimit të Qeverisë. 
 
“VMRO-DPMNE, gjatë vazhdimit të funksionimit të kësaj qeverie, do të vazhdojë të drejtojë Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Ministër i ri në këtë dikaster do të jetë zëvendësministri aktual, Gjoko Velkovski. VMRO-DPMNE do të vazhdojë gjithashtu të udhëheqë Ministrinë e Shëndetësisë, ku ministër i ri do të emërohet Sasho Klekovski, drejtori aktual i Fondit për Sigurim Shëndetësor. Në vend të tij, në krye të Fondit për Sigurim Shëndetësor do të vijë ministri aktual i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, ndërsa ministër i ri i Vetëqeverisjes Lokale do të emërohet Ivan Stoilkoviq. Ministër pa portofol, i ngarkuar me integrimin dhe zbatimin e Strategjisë për Përfshirjen e Romëve, do të jetë Erdxhan Demir. Nga partia politike VLEN, ministra të rinj do të emërohen në Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, si dhe në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive. Ndërkohë, partia politike E DI do të propozojë kandidatin e saj për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Dua të theksoj gjithashtu se resori i deritanishëm për Qeverisje të Mirë, përkatësisht posti i zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë, shfuqizohet. Kompetencat për këtë fushë do të kalojnë drejtpërdrejt nën juridiksionin e kabinetit të kryeministrit.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.