Maqedoni
Nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti
01.07.2026 09:06
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar....

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, kryesisht nëpër kolovoz të thatë, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur, respektimin e sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka lumenjsh dhe kanione, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së gurëve. Kjo vlen sidomos për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
