Maqedoni

Vazhdon procedura e provave në rastin “Puls”

01.07.2026 10:22

Në sallën e gjykatës në “Idrizovë”, sot vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan...

Në sallën e gjykatës në “Idrizovë”, sot vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, me paraqitjen e provave materiale të Prokurorisë që kanë të bëjnë me punën e Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Në këtë tragjedi humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 të tjerë u plagosën.
 
Procesi gjyqësor ndodhet në fazën e paraqitjes së provave. Në seancën e kaluar, Prokuroria prezantoi dokumentacion nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, lidhur me licencimin e diskotekës dhe përmbushjen e kushteve ligjore për funksionimin e saj.
 
Procedurën e provave e nisi prokurorja Natasha Saramandova, por pas kërkesës së mbrojtjes për përjashtimin e saj për shkak të pretendimeve për anshmëri, paraqitjen e provave e vazhdoi një prokuror tjetër publik. Në shenjë revolte ndaj këtij zhvillimi të procedurës, prindërit e viktimave u larguan vullnetarisht nga salla e gjyqit.