Botë

Shpërthim zjarri në një ndërtesë apartamentesh në Belgjikë, raportohet për disa viktima

01.07.2026 13:03

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një pallat apartamentesh në qytetin e Antverpit, në Belgjikë, duke shkaktuar një tragjedi me disa viktima....

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një pallat apartamentesh në qytetin e Antverpit, në Belgjikë, duke shkaktuar një tragjedi me disa viktima.
 
Sipas raportimeve të para nga mediat belge, flakët shpërthyen në orët e mëngjesit të së mërkurës në një ndërtesë banimi.
 
Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur numrin e saktë të të vdekurve apo të të lënduarve.
 
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa shërbimet e emergjencës dhe policia vijojnë operacionin në vendngjarje. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pasi të përfundojnë hetimet paraprake dhe të mblidhen provat nga vendi i ngjarjes.