Rama pjesëmarrës në Forumin Evropian të Inovacionit
01.07.2026 15:53
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në Forumin Evropian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes “Ruhr Summit”, ku ka ndarë vizionin e tij mbi ndryshimin e konceptit të pushtetit dhe rëndësinë e dijes në epokën digjitale. Rama me këtë rast theksoi se sot pushteti nuk matet më me forcë fizike apo pasuri të grumbulluara, por me inteligjencë dhe informacion, duke e cilësuar këtë transformim si një “revolucion të heshtur”.
