Maqedoni
Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti Nijazi Muhamedi
02.07.2026 11:51
Gazetaria shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka humbur një nga emrat e saj të respektuar....

Gazetaria shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka humbur një nga emrat e saj të respektuar. Gazetarin, publicisti dhe intelektuali Nijazi Muhamedi, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në fushën e medias, publicistikës dhe kulturës shqiptare.
Gjatë karrierës së tij, Muhamedi ishte lektor në “Flakën e Vëllazërimit”, profesor i gjuhës shqipe në Gjimnazin e Tetovës, ndërsa më pas iu bashkua Radiotelevizionit të Maqedonisë. Në periudhën 1996–1998, Nijazi Muhamedi u bë zëvendësdrejtori i parë shqiptar i përgjithshëm i RTVM-së, ndërsa deri në pension shërbeu si këshilltar i drejtorit të përgjithshëm. Përveç gazetarisë, Muhamedi la gjurmë edhe në publicistikë. Ai ishte autor i disa veprave me tema politike, historike, shoqërore dhe kulturore.
Ndarja e tij nga jeta ka pikëlluar familjen, kolegët, miqtë dhe komunitetin e gazetarëve shqiptarë. Nijazi Muhamedi do të kujtohet si një nga figurat e rëndësishme të gazetarisë dhe publicistikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ndërsa TVM 2 iu shpreh ngushëllime familjes të afërmve dhe miqve të tij.
