Botë

Aksident afër Serbisë, 4 të vdekur dhe 2 të plagosur

12.06.2015 17:07

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur sot rreth orës 4:00 të mëngjesit në afërsi të Nishit në Serbi, ka për bilanc katër të vdekur dhe dy të lënduar...

Në aksident janë përfshirë një kamion me targa të Turqisë dhe dy vetura, njëra prej të cilave është me targa të Leskovcit.

Policia e qytetit të Nishit ka bërë të ditur se kamioni me targa turke është përplasur me dy kombi-bus të parkuar anësh rrugës.

Dy persona të plagosur rëndë janë transportuar në Qendrën Klinike të Nishit. 

FARIJE DAUTI-BAKIJU