Kodi i ri zgjedhor, LSDM: Nuk do të lejojmë manipulime

02.07.2026 15:52

13 mijë amendamentet nga LSDM dhe Lëvizja E Majta thellojnë hendekun ndërpartiak për zgjidhjen e kodit të ri zgjedhor....

13 mijë amendamentet nga LSDM dhe Lëvizja E Majta thellojnë hendekun ndërpartiak për zgjidhjen e kodit të ri zgjedhor.  LSDM këmbëngul se do t’i kthehet debatit parlamentar vetëm duke shqyrtuar 10 mijë amendamentet e tyre. Socialdemokratët pretendojnë se pushteti dëshiron ligj i cili krijon hapësirë për vjedhje zgjedhore duke manipuluar 200 mija vota të diasporës, të cilën do ta kundërshtojnë fuqishëm.
 
“Vërejtjet e LSDM-së janë dhënë nëpërmjet 10 mijë amendamenteve të dorëzuara në Kuvend. Besoj se me vazhdimin e seancës, do t’i themi në Kuvend të gjitha vërejtjet tona sa i takon, jo vetëm për votimin elektronik të diasporës, por edhe për parashtresat dhe gjithçka që nuk është miratuar me konsensus në grupin e punës.”, - deklaroi nënkryetarja e LSDM-së, Jovana Trençevska.
 
Mickoski: Ende kemi kohë për ta votuar
 
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaron se opozita me bllokime të tilla synon të anatemojë diasporën nga zgjedhjet. Ai fton partitë opozitare maqedonase që t’i kthehen Kuvendit, pasi, sipas tij, ka ende kohë që kjo reformë të përmbushet, duke pasur parasysh edhe aspektin ekonomik, për të cilin shteti shpenzon miliona euro për të mbuluar fizikisht votimin e diasporës.
 
“Vija jonë e kuqe është votimi i diasporës, pasi që diaspora duhet të ndjehet e lidhur me atdheun, sepse qëllimi ynë si qeveri është që një ditë ajo diasporë ta kthejmë në shtëpi. Nëse ju e preni edhe këtë kanal dhe ata nuk ndjehen se i përkasin atdheut të tyre, atëherë cili do të jetë motivi i tyre që ata të vijnë sërish në shtëpi?”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski. 
 
Ditë më parë grupet e punës u shprehën se bisedimet dështuan në mungesë konsensusi që diaspora të votojë në formë elektronike. Kodi i ri zgjedhor do të duhej të vlente nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2029.
 
MERAL ISMAILI