Botërori 2026, Belgjika 17 ndeshje pa humbje
02.07.2026 18:37
Një penallti e realizuar nga Juri Tielemans në minutën e 125-të i siguroi Belgjikës një fitore dramatike 3-2...

Një penallti e realizuar nga Juri Tielemans në minutën e 125-të i siguroi Belgjikës një fitore dramatike 3-2 pas kohës shtesë ndaj Senegalit në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës 2026. Belgjika përmbysi disavantazhin prej dy golash dhe zgjati serinë e saj të pamposhtur në 17 ndeshje (11 fitore, 6 barazime). Senegali mbeti i zhgënjyer, pasi nuk arriti të përsëriste suksesin historik të vitit 2002, kur kishte arritur deri në çerekfinale. Me këtë humbje, afrikanët regjistruan disfatën e pestë radhazi në Kupën e Botës ndaj një kundërshtari evropian.
Balogun në shoqëri të Zidan
SHBA ka kaluar në turin 1/8 të fazës me eliminim direkt në Botëror. Fitorja 2:0 ndaj Bosnjës, u shoqërua edhe me një lajm të keq për amerikanët: Balogun do të mungojë në ndeshjen kundër Belgjikës për shkak të kartonit të kuq. Sulmuesi 24-vjeçar u bë futbollisti i parë që shënon dhe përjashtohet me karton të kuq, në një ndeshje me eliminim direkt të Kupës së Botës, që nga finalja e vitit 2006, kur kjo i ndodhi Zinedine Zidane. Kështu tani Balogun, ka hyrë në shoqëri të legjendave – Garinço, Ronaldinjo dhe Zidan. Me këtë sukses, amerikanët regjistruan fitoren e tyre të parë, ndaj një kundërshtari evropian pas 11 përballjesh dhe arritën fitoren e parë, në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës që nga viti 2002.
Xheko vendosi një rekord
Sulmuesi i përfaqësueses së Bosnje dhe Hercegovinës, Edin Xheko, mëngjesin e sotëm sipas kohës sonë lokale zbriti në fushë kundër ShBA-ve, në moshën 40 vjeç e 106 ditë, duke u bërë futbollisti më i moshuar që ka luajtur ndonjëherë në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës. Megjithatë, kapiteni i BeH, pritet ta mbajë këtë rekord vetëm për një ditë, pasi sonte pas mesantës ka shumë gjasa që dy futbollistë edhe më të moshuar të zbresin në fushë. Kroacia dhe Portugalia do të përballen në ndeshjen e tyre të fazës së 1/8 së finales, ndërsa pritet që Luka Modrić dhe Cristiano Ronaldo të jenë pjesë e formacionit titullar. Modrić është 196 ditë më I moshuar, ndërsa Ronaldo 41 vjeç e 147 ditë, çka do t’i mundësojë këtij të fundit të marrë rekordin nga Xheko. (Gazetar: Safet Ademi)
