Fituesja e Roland Garrosit eliminohet nga Wimbledoni

02.07.2026 18:39

Tenistja ruse Mira Andrejeva, e cila vetëm pak javë më parë fitoi titullin më të madh të karrierës duke triumfuar në Roland Garros më 6 qershor...

Tenistja ruse Mira Andrejeva, e cila vetëm pak javë më parë fitoi titullin më të madh të karrierës duke triumfuar në Roland Garros më 6 qershor, ajo u eliminua nga Wimbledoni  për  më pak se një muaj më vonë. Pas humbjes në raundin e dytë ndaj Barbora Krejçikovës, ajo shpërtheu në lot gjatë konferencës për media. 
 
Andrejeva e përfundoi para kohe paraqitjen e saj në Wimbledon, pasi u mposht nga kampionia e Wimbledonit e vitit 2024 dhe aktualisht numri 38 në botë, çekja Barbora Krejçikova, me rezultat 4-6, 7-5, 6-4. Në raundin e tretë, Krejçikova do të përballet me bashkëkombësen e saj Nikola Bartunkova, e cila mposhti një tjetër teniste çeke, Katerina Siniakova, me rezultat 6-2, 6-4. (Gazetar: Safet Ademi)