Jakobs vrapon 9.67, rekordi nuk njihet
02.07.2026 18:40
Sprinteri italian Marcell Jacobs shënoi një kohë të jashtëzakonshme prej 9.67 sekondash në garën e 100 metrave...

Sprinteri italian Marcell Jacobs shënoi një kohë të jashtëzakonshme prej 9.67 sekondash në garën e 100 metrave, duke triumfuar në finalen e Austrian Open. Megjithatë, rezultati i tij nuk do të njihet zyrtarisht. Arsyeja është era shumë e fortë në favor, e cila u mat +4.1 m/s.
Sipas rregullave të Federatës Botërore të Atletikës, ndihma maksimale e lejuar e erës për njohjen e rekordeve është +2.0 m/s. Për këtë arsye, koha e Jacobs nuk do të regjistrohet si rekord zyrtar. Rekordi botëror në 100 metra vazhdon të mbahet nga legjenda xhamajkane Usain Bolt, i cili në vitin 2009, gjatë Kampionatit Botëror në Berlin, arriti kohën 9.58 sekonda në kushte të rregullta. (Gazetar: Safet Ademi)
