Maqedoni
Parashikimi i motit
03.07.2026 11:17
Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil me reshje të kohëpaskohshme shiu...

Paradite moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me mundësi për paraqitje të mjegullës së mëngjesit në disa lugina, ndërsa pasdite do të jetë jostabil me reshje lokale të kohëpaskohshme shiu dhe bubullima. Vende-vende priten procese më intensive me reshje më të dendura të rrëmbyeshme (mbi 15 l/m²), bubullima, erë të përforcuar (mbi 60 km/h) dhe paraqitje të motit të lig afatshkurtër me breshër.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 27 deri në 35 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, me reshje të kohëpaskohshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për mot të lig afatshkurtër me reshje më të dendura të rrëmbyeshme dhe paraqitje të breshrit.
