Maqedoni
Debati për ribalancin e Buxhetit nis në Komision, 224 amendamente në shqyrtim
03.07.2026 11:23
Sot nis debati për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2026, në lexim të dytë....

Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet pritet që sot ta nisë debatin për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2026, në lexim të dytë.
Për ribalancin e Buxhetit janë dorëzuar gjithsej 224 amendamente, të cilat do të shqyrtohen nga anëtarët e Komisionit përpara se propozimi të procedohet për votim në seancë plenare të Kuvendit. Debati pritet të fokusohet në ndryshimet e propozuara për të ardhurat, shpenzimet dhe prioritetet buxhetore për pjesën e mbetur të vitit.
