Maqedoni

Kodi zgjedhor, Rokas: ODIHR-i vlerësoi pozitivisht pr/ligjin

03.07.2026 15:01

Kodi zgjedhor merr vlerësim pozitiv nga ODIHR-i dhe Komisioni Evropian....

Kodi zgjedhor merr vlerësim pozitiv nga ODIHR-i dhe Komisioni Evropian. Euroambasadori në vend, Mihalis Rokas, thotë se pavarësisht notës pozitive, për miratimin e të njëjtit nevojitet konsensus ndërpartiak. 
 
“ODIHR-i dhe Komisioni Evropian dhanë vlerësim pozitiv, por ajo që mbeti për momentin janë modalitetet. Unë e kuptoj se ka mosmarrëveshje kur bëhet fjalë edhe për këto modalitete, por e ndjej se ka vullnet të mirë që kjo të tejkalohet. Edhe komisioni në Kuvend për kodin zgjedhor veç më po punon, dhe shpresoj se partitë për një çështje kaq të rëndësishme do të jenë në mundësi të ulen dhe arrijnë konsensus.”, - deklaroi ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas.
 
Mickoski i gatshëm për bisedime
 
Kontestuese mbetet votimi elektronik i diasporës. Kryeministri Hristijan Mickoski shprehet i gatshëm për dakordim, duke hequr dorë votimi i tillë. Ai fton edhe njëherë opozitën për bisedime.
 
“Ne jemi të gatshëm sërish të ulemi, sërish të bisedojmë. Për votimin e diasporës të gjejmë modalitet që të jetë më voluminoz, por duke kursyer para, ja le të jetë me zarfe, nëpërmjet postës, sidoqoftë, të gjejmë formë se si të intensifikojmë votimin e diasporës që ata të kenë qasje. Sa i takon kërkesave të tjera, ne i pranojmë të gjitha pa diskutuar, si në pjesën e votimit, nëse kjo do të jetë vetëm rrethim të numrit ose të emrit, por edhe në pjesën e ankesave pas përfundimit të procesit zgjedhor, gjithashtu pajtohemi, sikurse ata të dakordohen.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
 
Filipçe: S’heq dorë nga votimi fizik i diasporës
 
Janë shprehur edhe nga LSDM, të cilët thonë se mënyra e votimit midis qytetarëve rezident dhe atyre të diasporës nuk duhet të dallojë për arsye transparence.
 
“Përse procesi i votimit të mos jetë njëjtë i sigurt si për qytetarët e vendit, por edhe ata në diasporë. Ne për këtë luftojmë. Përse kryeministri Mickoski po I ngarkon diasporën, që dikush nesër t’iu thotë se kanë qenë pjesë e mashtrimit zgjedhor.”, - u shpreh kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
 
Procesi i rrumbullakësimit të kodit zgjedhor tanimë është bllokuar me 13 mijë amendamente në Kuvend të dorëzuara nga socialdemokratët, por edhe nga Lëvizja “E di”.
 
MERAL ISMAILI