Maqedoni

Në Kodrën e Dellit mbahet konferenca ndërkombëtare “Scardus”

12.06.2015 17:54

Konferenca e parë Ndërkombëtare “Scardus” u mbajt sot në Kodrën e Dellit në Tetovë, të organizuar nga Shoqata “Univers”, si dhe Shoqata për Studime Anglo-Amerikane...

Në këtë konferencë fillimisht u shpalosën disa projekte me relevancë nga shkenca mjekësore, shkenca e edukimit, inovacionit, teknologjisë dhe ambientit jetësor.                                                                                            
“Konferencë e parë shkencore e këtij lloji, e cila organizohet pra me të vetmin qëllim, që ka për synim diversitetin e shkencave për të sublimuar një ide të përbashkët për shkencën, dijen, arsimin në përgjithësi. Kjo konferencë dedikohet që të jetë tradicionale, që të organizohet në çdo vit”- deklaroi ish rektori i USHT-së, prof.dr. Nexhmedin Beadini.
 
“Ishte një konferencë polivalente, ku shumë profesorë, pedagogë, shkencëtarë shprehën mendimet e tyre. Mendoj që kjo ka qenë një konferencë me të arritura dhe që tregoi edhe bashkëpunimin shkencor dhe zhvillimin e tyre me pedagogë gjermanë, amerikanë dhe të tjerë nga trojet shqiptare që kanë një unifikim mendimi”- tha dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore-Tiranë, prof.dr.Petrit Bara.
 
“Është kënaqësi për mua të marr pjesë në këtë konferencë të parë në “Scardus” të shoqatave “Universi” dhe Shoqatës Anglo-Amerikane, është kënaqësi të sjell përshëndetje edhe nga Universiteti i Elbasanit në normalen e shkencave të edukimit dhe është shumë me vlerë kjo konferencë”- u shpreh prof.dr.Vilma Tafani nga Universiteti i Elbasanit.
 
Në këtë konferencë ishin të pranishëm mbi 100 delegatë nga vendi, Kosova,Shqipëria, Amerika dhe Turqia.
 
“Konferencë të parë ndërkombëtare e titulluar “Scardus 2015”, mbi 100 delegatë që vijnë nga Kosova, Shqipëria dhe rajoni e më gjerë, kemi përfaqësues që janë nga Amerika, Turqia Austria.. Jam bashkorganizator i konferencës bashkë me Shoqatën “Universi” dhe njëkohësisht jam edhe themelues i Shoqatës që bashkorganizojmë këtë konferencë, të Shoqatës për Studime Anglo-Amerikane”- tha bashkorganizatori i konferencës dhe themelues i Shoqatës Anglo-Amerikane, doc.dr.Arburim Iseni.  
 
Konferenca e parë ndërkombëtare “Scardus” do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme.
 
VISAR SADIKI