Maqedoni

Ribalanci i buxhetit, Filipçe: Dëshmi e dështimit të politikës ekonomike

03.07.2026 15:24

Ribalanci buxhetor është pranim i debaklit ekonomik të politikave të Mickoskit dhe po ashtu nuk është një ndryshim që sjellë ndonjë gjë pozitive...

Ribalanci buxhetor është pranim i debaklit ekonomik të politikave të Mickoskit dhe po ashtu nuk është një ndryshim që sjellë ndonjë gjë pozitive. Paralajmëron deficit dhe hua që do të duhet t’i kthejnë gjeneratat e ardhshme. Me Mickoskin nuk ka progres ekonomik, por vetëm ngecje dhe kthim prapa. Këto janë disa konstatime të kreut të socialdemokratëve në kohën kur po debatohet ribalanci i arkës shtetërore. Inflacioni është rritur, ndërsa nuk ka as konsolidim pozitiv fiskal, shton Filipçe.
 
“Në vend të borxhit më të vogël, Qeveria hap një valë të re të huamarrjes, edhe brenda edhe jashtë. Në këtë rast borxhi i brendshëm është rritur në 39.9 miliardë denarë, rritje prej 12%. E jashtmja në 101 miliardë denarë, rritje prej 19%. Me këtë borxh, publiku deri në fund të vitit pritet të kalojë në 61.5% të Bruto Prodhimit të Brendshëm. Papunësia duhej të ishte 10% dhe kjo nuk është realizuar. Deficiti tregtar po thellohet në mënyrë shtesë. Kjo do të thotë se nuk jemi ekonomia e tretë në Evropë dhe këtë qytetarët tashmë e dinë, sepse çdo ditë e ndjenë në kurriz të tyre. Rëndë e më rëndë jetohet tek ne.”, - deklaroi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe.
 
Milloshovski: Punojmë konform agjendës reformuese, mos bllokoni
 
Ndërkohë VMRO- DPMNE duke mirëpritur vlerësimin e Komisionit Evropian se Maqedonia e Veriut së bashku me Shqipërinë dhe Malin e Zi njihen si një ndër vendet prijëse për sa i përket reformave të realizuara në përputhje me Agjendën e Reformave, ftojnë LSDM-në që të mos i pengojë reformat e agjendës që njëherësh, nga implementimi i tyre varen edhe mjetet e BE-së nga plani për Rritjen e Ballkanit Perëndimor.
 
“Ky vlerësim i Komisionit Evropian na jep të drejtën t’i drejtojmë një apel kryetarit të LSDM-së, Filipçes, nëse Komisioni Evropian i njeh reformat që Maqedonia i ka realizuar, atëherë të paktën ai, si kryetar i kësaj partie opozitare, të mos i pengojë ligjet që janë pjesë e detyrimeve të Agjendës së Reformave, përfshirë edhe Kodin Zgjedhor, dhe të jetë pragmatik në interes të shtetit, duke lejuar që edhe ky ligj të miratohet. Në këtë mënyrë, Maqedonia do ta forcojë më tej reputacionin e saj në Bruksel para Komisionit Evropian dhe do t’i krijojë vetes mundësinë për të përfituar një pjesë më të madhe të mjeteve nga Plani i Rritjes.”, - theksoi Antonio Millloshoski nga VMRO-DPMNE.
 
Milloshovski shton se ky konfirmim nga Komisioni Evropian se Maqedonia po i zbaton detyrimet që burojnë nga Agjenda e Reformave, përkatësisht se ka arritur përparim të konsiderueshëm, është një dëshmi e fortë, por njëkohësisht edhe motivim që të vazhdojmë me këtë ritëm.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU