Maqedoni

Qendra për Menaxhim me Kriza, projekt për instalimin e kamerave të mençura

03.07.2026 15:57

Tre zjarre aktive në ambiente të hapura janë regjistruar në vend deri në orën 13:00, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza....

Tre zjarre aktive në ambiente të hapura janë regjistruar në vend deri në orën 13:00, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza. Ndërkohë nga QMK-ja thonë se kanë  filluar  një projekt pilot për instalimin e kamerave të mençura për zbulimin e hershëm të zjarreve në pyje. Këto kamera moderne do të vendosen në disa zona kritike në të gjithë vendin dhe do të jenë nën mbikëqyrje të vazhdueshme 24-orëshe nga Qendra Operative e QMK-së. Ata shpjegojnë se një numër më i madh kamerash janë aktualisht në funksion dhe rrjeti po zgjerohet në rreth 50 kamera, gjë që do të rrisë ndjeshëm mbulimin e zonave kritike pyjore në të gjithë vendin.
 
Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali,  theksoi se qëllimi kryesor i këtij projekti është zbulimi në kohë i zjarreve, gjë që do të mundësojë reagim më të shpejtë nga shërbimet kompetente dhe një koordinim më efikas në terren gjatë ndërhyrjeve.
 
“Që nga dita e parë pasi u emërova drejtor i Qendrës për Menaxhim të Krizave, qëllimi im ishte i qartë – krijimi i një sistemi të zbulimit të hershëm të zjarrit. Sot, kam kënaqësinë të njoftoj se në bashkëpunim me një kompani vendase, kemi instaluar kamera inteligjente në disa zona kritike në vend. Kamerat inteligjente do të monitorojnë 24 orë nga qendra operative e QMK-së.”, - theksoi drejtori i QMK-së, Muhamed Ali.
 
Drejtori i QMK-së theksoi se mbetet i përkushtuar ndaj modernizimit të institucionit përmes investimeve në teknologji, inovacion dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI