Debati për votimin e Diasporës, Mickoski: LSDM bllokon nga frika e humbjes politike
VMRO-DPMNE mbetet në qëndrim...

VMRO-DPMNE mbetet në qëndrim se lidhur me rrumbullakwsimin e kodit zgjedhor do të pranojë të jetë pozitiv në kërkesat e opozitës maqedonase, përpos që këmbëngul që Diaspora të jetë pjesë e votimit të zgjedhjeve të ardhshme, gjegjësisht nw zgjedhjet vijuese presidenciale.
Shton se opozita, konkretisht LSDM duruan nga ky modalitet votimi për arsye se parandjen edhe një humbje poltike.
“LSDM dhe partia politike ‘E majta’ nuk duan të lejojnë që Diaspora të votojë në vëllim më të madh. Këtë duhet patjetër ta di oponioni dhe Diaspora. Lamë hapwsirë që kjo të jetë në zgjedhjet presidenciale 2029. Ata dalin në opinion dhe thonë: VMRO-DPMNE dëshiron që të na i vjedhë zgjedhjet, që do të thotë se ata që tani e dinë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të jenë para vitit 2029 do të përjetojnë edhe një debakëll humbës politik. Në rregull, ata kanë mentalitet të tillë humbës dhe është problem i tyre. Por probelmi ynë është që të organizojmë zgjedhje që do të jenë kredibile ashtu siç ishin zgjedhjet lokale, do të thoja sipas modelit skandinav. Ashtu planifikojmë derisa ne jemi qeveri, derisa jemi përgjejgës së bashku me KSHZ-në ti prganizojmë zgjedhjet.” – u shpreh Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Ndërkohë LSDM vazhdimisht mbron tezën se qëndrimet e tyre lidhur me Kodin Zgjedhor të propozuar janë të qarta, të argumentuara dhe të orientuara drejt garantimit të një procesi zgjedhor të barabartë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, duke theksuar se LSDM-ja nuk do të lejojë vjedhje zgjedhore.
Socialdemokratët ngritin pyetje kyçe se pse Qeveria propozon rregulla të ndryshme për votimin e qytetarëve që jetojnë në vend dhe atyre që jetojnë në Diasporë, rrjedhimisht për ta është jotransparante se duhet të ketë mënyrë të ndryshme votimi për Diasporën dhe, krahasuar me ata që jetojnë këtu. Më saktësisht, jo e drejtë për LSDM-së është ajo se qytetarët këtu duhet të lënë gjurmën e gishtit gjatë votimit, ndërsa Diaspora të votojë elektronikisht ose me postë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
