Anketa, Mickoski: Epërsia paraqet fokus, është rezultat i punës

05.07.2026 17:15

Përparësinë në anketën e fundit e shoh si rezultat...

Përparësinë në anketën e fundit e shoh si rezultat të përkushtimit dhe punës, tha kryeministri, Hristijan Mickoski, duke shtuar se do të vazhdojë me angazhim në realizim e reformave dhe në të mirën e qytetarëve.

“Ne jemi të fokusuar në punë, në projekte në realizimin e reformave dhe kjo është detyra jonë. Në anën tjetër kemi opozitë e cila është e ndarë në dy pjesë. Strategjia e tyre bazohet në dy baza: e para është që të thonë të pavërteta në opinion, të ofendojnë, të shpikin. Këto edhe kështu do të vazhdojnë. Unë nuk pres vizion ose të kyçen në proceset e reformave, dhe në anën tjetër keni opozitë më të vogël që tani është partner koalicioni me këto, kam fjalën për të Majtën. Kjo qeveri e udhëhequr nga VMRO-DPMNE punon, e lë zemrën në terren në kuadër të mundësive. Kuptohet kur dikush punon mundet edhe të gabojë, nuk gabon vetëm ai që nuk punon asgjë. Ne do të vzhdojmë të punojnë dhe paraprakisht kërkoj falje për ndonjë gabim që mund ta bjëmë, ndodhë, por me rëndësi është të punojmë dhe realizojmë atë që qytetarët e presin prej nesh.” – tha Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

LSDM: Anketë për mbulimin e rrënies së Mickoskit

Ndërkohë LSDM thotë së  anketat janë të porositura, “hulumtime” të porositura, përfundime të porositura dhe pjesë e të njëjtit operacion për krijimin e një realiteti të rremë, në të cilin VMRO dhe partnerët e saj satelitë paraqiten si “të pamposhtur”, ndërsa në realitet janë në rënie të lirë.

“Mickoski, për shkak të gënjeshtrave të veta gjatë fushatës dhe tani gjatë drejtimit të qeverisë, e ka humbur aq shumë mbështetjen, sa që organizata kriminale VMRO-DPMNE ka humbur mbi 150.000 vota. Mickoski kërkon me ngulm alibi nga opozita për mbajtjen e zgjedhjeve. Çdo ditë insiston që dikush nga opozita ta “sfidojë” për zgjedhje, edhe pse është fakt se ai tashmë i ka caktuar datat. Nuk mund të pritet më që ekonomia dhe buxheti të rrënohen plotësisht. Ashtu siç kemi paralajmëruar – kur të mos ketë më para, përkatësisht kur të shterojë mundësia e huamarrjes për tenderë partiakë me karakter kriminal, Mickoski do të detyrohet të shpallë zgjedhje të parakohshme” – thuhet në komunikatën e LSDM-së. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)