Norvegjia mposht Brazilin dhe kalon në çerekfinale
06.07.2026 13:37
Përfaqësuesja e Norvegjisë u kualifikua në mesin e tetë më të mirave të Kupës së Botës..

Përfaqësuesja e Norvegjisë u kualifikua në mesin e tetë më të mirave të Kupës së Botës, pasi në ndeshjen e 1/8 së finales të zhvilluar në New Jersey e mposhti Brazilin me rezultat 2-1. Ylli i ndeshjes ishte Erling Haaland, i cili realizoi të dy golat për Norvegjinë, ndërsa në anën tjetër kolegu i tij gardiani norvegjez Nyland, pati shumë intervenime të suksesshme dhe në këto llogaritet edhe pritja e penaltisë. Brazili kështu ndalet në këtë fazë për herë të parë pas 36 vitesh.
Neymar i dha fund karrierës me përfaqësuesen braziliane si golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares. Sulmuesi 34-vjeçar shënoi 80 gola për Brazilin, tre më shumë se Pele, ndërsa është i dyti në listën e futbollistëve me më së shumti paraqitje për kombëtaren, me gjithsej 130 ndeshje. (Gazetar: Safet Ademi)
