Not – flutur, Mekintosh theu rekordin më të vjetër botëror

06.07.2026 13:39

Notarja kanadeze Summer McIntosh vendosi rekord të ri botëror në disiplinën 200 metra flutur...

Notarja kanadeze Summer McIntosh vendosi rekord të ri botëror në disiplinën 200 metra flutur, duke thyer rekordin më të vjetër në konkurrencën e femrave. Në Kampionatin Kombëtar të Kanadasë në Montreal, ajo e përshkoi distancën për 2:01.65 minuta. 
 
Rekordi i mëparshëm prej 2:01.81, i mbajtur nga kinezja Liu Zige, ishte vendosur në tetor të vitit 2009 gjatë epokës së kostumeve prej poliuretani, të cilat më pas u ndaluan, dhe kishte qëndruar i pathyer për gati 17 vjet. 
 
Para kësaj gare, 19-vjeçarja McIntosh mbante katër nga pesë kohët më të mira në historinë e kësaj disipline, por ende nuk e kishte tejkaluar rekordin botëror. Kanadezja fitoi tri medalje të arta olimpike në Paris 2024, përfshirë edhe atë në 200 metra flutur, si dhe tetë tituj botërorë që nga viti 2022, tre prej të cilëve pikërisht në këtë disiplinë. Titullin e saj të parë botëror e fitoi në vitin 2022, kur ishte vetëm 15 vjeçe.