Botë
Pengmarrje në Konsullatën e Tunizisë në Libi
12.06.2015 19:48
Një grup i personave të armatosur ka hyrë me dhunë në Konsullatën tuniziane në kryeqytetin e Libisë Tripoli dhe ka rrëmbyer 10 pjesëtarë të stafit...

Ministria e Jashtme e Tunizisë nuk ka treguar se për cilin grup të armatosur bëhet fjalë, por e ka cilësuar sulmin e sotëm si “sulm të hapur ndaj sovranitetit të Tunizisë dhe shkelje flagrante të ligjeve ndërkombëtare”.
Tunizia është një prej vendeve të pakta që akoma ka përfaqësi në Tripoli, i cili kontrollohet nga milicia libane Agimi./evropaelire
