Maqedoni

DMSh: Regjistrohen rreth 10 zjarre në ditë, situata nën kontroll

06.07.2026 15:04

Në vend regjistrohen mesatarisht rreth dhjetë zjarre në ditë, disa prej të cilave janë të përmasave më serioze...

Në vend regjistrohen mesatarisht rreth dhjetë zjarre në ditë, disa prej të cilave janë të përmasave më serioze, por institucionet deri më tani po i menaxhojnë me sukses, deklaroi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov. Ai bëri të ditur se gjatë sezonit veror do të jenë në gatishmëri 120 zjarrfikës vullnetarë, të cilët do të angazhohen në ekipet e intervenimit të shpejtë dhe do të rekrutohen nga shoqatat vullnetare të zjarrfikësve në vend.
 
“Qëllimi im si drejtor është që këtë verë ta zvogëloj në minimum përfshirjen e policisë dhe ushtrisë në fushën e burimeve njerëzore, domethënë të mbështetemi te vullnetarët, shumica e të cilëve kanë trajnim të shkëlqyer dhe përvojë më të mirë. Angazhimi i zjarrfikësve vullnetarë në vend të policisë dhe ushtrisë.”, - deklaroi drejtori i DMSh-së, Stojançe Angellov.
 
Përfaqësuesit e shoqatave vullnetare të zjarrfikësve shprehen të kënaqur me  bashkëpunimin dhe koordinimin me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Në takim u diskutua edhe për sfidat me të cilat përballen, përfshirë sigurimin e financimit, si dhe nevojën për furnizim me automjete dhe pajisje të reja.
 
“Ne kërkojmë financa në mënyrë vetëm që të mund të mirëmbajmë ose të shërbejmë dhe të licencojmë automjetet tona, të blejmë pajisje, të blejmë ushqim kur shkojmë vetëm, kur bëjmë stërvitje dhe ushtrime, në mënyrë që të mund t'i përballojmë ato shpenzime financiare.”, - deklaroi Aleksandar Angelevski nga Shoqata Vullnetare "Arhangel", Manastir.
 
“Besoj se shumica e problemeve të akumuluara të punës sonë si shoqatë qytetare do të kapërcehen në mënyrë që të jemi të përgatitur për sezonin që vjen.”, - theksoi Zllatko Iliev nga Shoqata Vullnetare "Koçan".
 
“Lidhur me pajisjet, lidhur me përgatitjen, të gjithë duhet të jemi të përgatitur për periudhën e ardhshme që na pret.”, - u shpreh Artan Demiri nga Shoqata Vullnetare "Çair".
 
Me ribalancimin e propozuar të buxhetit priten shumë më shumë mjete financiare  për ekipet e reagimit të shpejtë të drejtorisë, njoftoi Angellov.
 
FITIM KRYEZIU