Hoxha: Kemi nisur mbi 300 projekte infrastrukturore

06.07.2026 15:42

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamed Hoxha...

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamed Hoxha, ka prezantuar punën e ministrisë gjatë dy viteve të fundit dhe gjashtë muajve të mandatit të tij, duke theksuar se një pjesë e madhe e projekteve janë vazhdim i punës së ministrit të mëparshëm, Izet Mexhiti. 

Sipas Hoxhës, gjatë kësaj periudhe janë siguruar mjete dhe ka nisur realizimi i mbi 300 projekteve infrastrukturore që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, përfshirë trajtimin e ujërave të zeza, menaxhimin e deponive të egra dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit. 
 
Ai theksoi se këto projekte synojnë përmirësimin e kushteve mjedisore në vend.
 
"Në periudhën e kaluar kemi siguruar mjete dhe kemi filluar me realizimin e mbi 300 projekteve infrastrukturore të përmasave të ndryshme nga sistemet moderne të ujësjellësit dhe kanalizimit e deri te stacionet e pastrimit. Më në fund po vendoset sistemi rajonal për menaxhimin e mbetjeve dhe kjo përfaqëson reformën më të madhe në këtë fushë, ky sistem përfaqëson një zgjidhje afatgjate për deponitë e egra dhe menaxhimin bashkëkohor të mbetjeve. Një nga hapat kyç në luftën kundër ndotjes së ajrit është miratimi i ligjit të ri për kontrollet e misioneve industriale. Në fund ju njoftoj se me ribalancin e buxhetit janë rritur mjetet për financimin e mjeteve kapitale infrastrukturore në fushën e mjedisit jetësor, duke përfshirë edhe stacionin e pastrimit në Shkup.”, - deklaroi ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha. 
 
Hoxha po ashtu theksoi edhe rëndësinë e realizimit të kolektorit dhe stacionarit për pastrimin e ujërave në Tetovë.  
 
Të gjitha procedurat e nevojshme për tenderim kanë përfunduar dhe kanë filluar në përgatitjen e procedurave përgatitore për fillimin e realizimit të ndërtimit. Fillimisht do të projektohet dhe pastaj të ndërtohet dhe presim që në muajt në vijim edhe në terren të fillojnë ndërtimet, dhe ky projekt i cili do të kushtojë 30 milionë euro të bëhet realitet, dhe Tetova së bashku me Manastirin, Shkupin, Velesin dhe Shtipin të kenë stacione të pastrimit të ujërave dhe njëkohësisht sistem kolektor.”, - theksoi ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha.  
 
Me realizimin e këtij projekti madhor, vendi ynë arrin shifrat e 70 për qind të vendit që do të kenë stacion të pastrimit të ujërave, që është një arritur e madhe për të gjithë vendin dhe një lehtësim për jetën e qytetarëve.  (Fitim Kryeziu, TVM2)