Ekonomi

Shtrenjtohen karburantet, nga mesnata çmime të reja

06.07.2026 17:17

Nga mesnata riten çmimet e derivateve të naftës....

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,47 % në raport me vendimin e datës 29.6.2026.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,50 denarë për litër.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 2,00 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,265 denarë për kilogram. 
 
Nga data 7.7.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • - Benzinë motori - ЕUROSUPER BS - 95 - 85,50 (denarë/litër)
  • - Benzinë motori - ЕUROSUPER BS – 98 - 87,50 (denarë/litër)
  • - Naftë motori - ЕURODIZEL BS (D-Е V) - 82,50 (denarë/litër)
  • - Vaj për djegie - ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) - 81,50 (denarë/litër)
  • - Mazut М-1 SU - 41,230 (denarë/kilogram)