Maqedoni

Parashikimi i motit

07.07.2026 08:40

Mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare...

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje lokale të motit jostabil me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 28 deri në 36 gradë Celsius.
 
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare, ndërsa në orët e pasdites, në disa pjesë të luginës, do të ketë kushte për reshje të përkohshme të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor.
 
Temperatura minimale do të zbresë deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 34 gradë Celsius.