Maqedoni
Në Kuvend promovohet Kodi i Etikës për sjelljen e deputetëve
07.07.2026 09:19
Në Kuvend, sot do të promovohet Kodi i Etikës për sjelljen e deputetëve...

Në Kuvend, sot do të promovohet Kodi i Etikës për sjelljen e deputetëve, dokument që përcakton parimet dhe standardet e sjelljes së përfaqësuesve të zgjedhur në organin ligjvënës.
Kodi u miratua më 15 qershor të këtij viti, ndërsa sipas kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, qëllimi i tij është të vendosë rregulla të qarta për sjelljen etike dhe përgjegjësinë e deputetëve gjatë ushtrimit të funksionit të tyre.
Në ngjarjen promovuese do të kenë fjalë hyrëse kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ambasadori Kilian Val, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, Robert Scott Heazlet, drejtor i lartë rezident i NDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ajla Van Heel Merdanoviq nga Departamenti për Qeverisje Demokratike dhe Barazi Gjinore pranë ODIHR-it, si dhe Mile Lefkov, kryetar i Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit.
