Maqedoni
Qarkullimi zhvillohet pa pengesa, pa pritje më të gjata në pikat kufitare
07.07.2026 09:45
Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar...

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të thata.
Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalizimit rrugor dhe drejtimin me kujdes të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka lumenjsh dhe gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të gurëve. Kjo vlen sidomos për segmentet Katallanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga 15 prilli, aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut Kombëtar të Galiçicës, është i hapur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve me peshë deri në 3,5 ton.
