Maqedoni

Seancë e Komisionit parlamentar për Financim dhe Buxhet

07.07.2026 10:10

Komisioni parlamentar për Financim dhe Buxhet sot pritet ta nisë shqyrtimin e amendamenteve për ribalancin e Buxhetit....

Komisioni parlamentar për Financim dhe Buxhet sot pritet ta nisë shqyrtimin e amendamenteve për ribalancin e Buxhetit. Para anëtarëve të Komisionit janë gjithsej 224 amendamente: 87 nga BDI, 78 nga LSDM, 51 nga "E Majta" dhe tetë nga VLEN.
 
Sipas Rregullores së Kuvendit, debati mund të zgjasë më së shumti dhjetë ditë pune, pas së cilës propozim-ribalanci do të shqyrtohet në seancë plenare. Pushteti dhe opozita kanë paraqitur qëndrime të ndryshme lidhur me ndryshimet e propozuara.
 
Me ribalancin, të hyrat e përgjithshme rishikohen në 379,2 miliardë denarë, që paraqet rritje prej rreth 4,2 miliardë denarësh, ose 1,1 për qind, krahasuar me Buxhetin fillestar për vitin 2026. Shpenzimet e përgjithshme rishikohen në 425,2 miliardë denarë. Janë siguruar mjete shtesë për investime kapitale, të cilat arrijnë në rreth 46 miliardë denarë, me një rritje prej rreth 5,8 miliardë denarësh, ose 14,5 për qind. Sipas projeksioneve, këtë vit pritet rritje ekonomike prej 3,5 për qind, inflacion prej 4,5 për qind dhe deficit buxhetor në nivelin 4,1 për qind të BPV-së.