Botë

Sulmet ruse në Ukrainë, shkon në 22 numri i viktimave, 87 të plagosur

07.07.2026 12:12

Shkon në 22 numri i të vdekurve dhe në 87 ai i të plagosurve si pasojë e sulmeve të fundit me raketa dhe dronë të ndërmarra nga Rusia në Ukrainë...

Shkon në 22 numri i të vdekurve dhe në 87 ai i të plagosurve si pasojë e sulmeve të fundit me raketa dhe dronë të ndërmarra nga Rusia në Ukrainë, sipas Shërbimit Kombëtar të Emergjencave.
 
Goditjen më të rëndë e ka pësuar Kievi. Kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, Tymur Tkachenko, bëri të ditur se 15 persona janë vrarë, ndërsa 58 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
 
Ndërkohë, në rajonin e Kievit janë konfirmuar edhe shtatë viktima të tjera. Kreu i administratës rajonale, Mykola Kalashnyk, tha se 29 persona janë plagosur, mes tyre edhe katër efektivë të ekipeve të shpëtimit.
 
Autoritetet ukrainase vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e goditura, ndërsa bilanci i viktimave pritet të ndryshojë.