Botë
Francë, Le Pen fajtore për përvetësimin e fondeve publike
07.07.2026 15:57
Gjykata e Apelit në Paris ka lënë në fuqi dënimin për mashtrim ndaj lideres së partisë së ekstremit të djathtë Partia Nacionale, Marine Le Pen....

Gjykata e Apelit në Paris ka lënë në fuqi dënimin për mashtrim ndaj lideres së partisë së ekstremit të djathtë Partia Nacionale, Marine Le Pen.
Gjykata vendosi për Le Pen një ndalim 15-mujor nga funksionet publike, ku përfshihet edhe një vit me mbajtje të një pajisjeje elektronike monitorimi.
Çështja lidhet me akuzat për përdorimin e fondeve të Parlamentit Evropian për të paguar punonjës të partisë së saj në Francë, në vend që ata të kryenin detyrat e asistentëve parlamentar.
Në gjyqin fillestar, Le Pen dhe 24 persona të tjerë, përfshirë ish-deputetë evropianë, asistentë dhe kontabilistë, u shpallën fajtorë për një skemë që, sipas gjykatës, ka funksionuar gjatë periudhës 2004-2016.
