Botërori 2026, Infantino: Duhet t’i respektojmë referët dhe rregullat

07.07.2026 17:58

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino...

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar sërish në rrjetet sociale, ndërsa përballet me thirrje për dorëheqje pas skandalit që përfshiu sulmuesin amerikan, Folarin Balogun.

Në mesazhin e tij, Infantino lavdëroi organizimin e Kupës së Botës dhe veçoi rolin e gjyqtarëve.

"Turneun e drejtojnë gjyqtarët më të mirë në botë, të përzgjedhur përmes një procesi rigoroz. Duhet t’i respektojmë gjyqtarët dhe rregullat e lojës. Pa gjyqtarë nuk ka futboll", shkroi ai.

Reagimi vjen mes polemikave për vendimin e FIFA-s që të shtyjë pezullimin e Balogunit, i cili ishte ndëshkuar me karton të kuq ndaj Bosnje e Hercegovinës. Kjo i mundësoi të luante kundër Belgjikës, ndeshje që SHBA-ja e humbi 4:1 dhe u eliminua në fazën e 1/8 së finales. (Safet Ademi, TVM2)