Në fazën e 1/8 së finales u eliminuan të gjitha vendet pritëse
Belgjika u kualifikua në çerekfinalen e Kampionatit Botëror...

Belgjika u kualifikua në çerekfinalen e Kampionatit Botëror, pasi mposhtën Shtetet e Bashkuara në Seattle me rezultatin 4–1 (2–1). Belgjika e meritoi plotësisht kualifikimin mes tetë skuadrave më të mira.
Ajo zhvilloi ndeshjen e saj më të mirë deri tani në turne, ndërsa amerikanët paraqitën lojën e tyre më të dobët, veçanërisht në mbrojtje, ku pësuan tre gola si pasojë e gabimeve elementare.
Ndeshja u parapri nga polemika lidhur me vendimin e FIFA-s për të anuluar pezullimin e Balogun, duke i lejuar sulmuesit kryesor të SHBA-së të luante.
Kështu, në fazën e 1/8 së finales u eliminuan të gjitha vendet pritëse të turneut – Meksika dhe Kanadaja ishin eliminuar më herët.
Belgjika do të luajë në çerekfinale më 10 korrik në Los Anxhelos kundër Spanjës, e cila mposhti Portugalinë me rezultatin 1–0. (Safet Ademi, TVM2)
