Maqedoni
Këshilli Gjyqësor, Daniela Dimovska, kryetare e re e Këshillit Gjyqësor
08.07.2026 14:14
Gjykatësja Daniela Dimovska është zgjedhur kryetare e re e Gjykatës Themelore Penale të Shkupit....

Gjykatësja Daniela Dimovska është zgjedhur kryetare e re e Gjykatës Themelore Penale të Shkupit. Ajo u zgjodh në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor, përballë kandidatit tjetër Ivica Stefanovski gjithashtu gjykatës në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit.
“Kam votuar për kandidaten Daniela Dimovska për kryetare të Gjykatës Penale të Shkupit, duke pasur parasysh raportin që e prezantoi kryetari i Komisionit. U përcaktova për të, sepse sipas meje, programi dhe plani i saj aksional përmbajnë risi në menaxhimin e Gjykatës Penale, ndryshe nga plani i kandidatit tjetër.”, - deklaroi anëtari i Këshillit Gjyqësor, Isamedin Limani.
“Mund të them se gjatë intervistës kishte dallim në qasjen dhe në mënyrën e të kuptuarit se si duhet të menaxhohet gjykata. Gjyqtarja Dimovska kishte një vizion të qartë menaxherial se si duhet të jetë pozicioni i saj dhe si duhet të udhëhiqet gjykata.”, - theksoi anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Danka Ristova.
“Për fat të keq, në këtë konkurs u paraqitën vetëm dy kandidatë, edhe pse e dimë se për këtë pozitë mund të aplikojnë edhe gjyqtarë nga gjykata të tjera. Kjo na krijon një perceptim se të jesh kryetar i kësaj gjykate është një përgjegjësi e madhe, sepse kjo gjykatë me kompetencë të zgjeruar mund të themi se është pasqyra e sistemit gjyqësor dhe e perceptimit që qytetarët kanë për të.”, - u shpreh kryetari i Komisionit për Zgjedhje, Ivica Nikollovski.
Dimovska para një viti është zgjedhur për u.d. kryetare e Gjykatës themelore publike Shkup. Paraprakisht ishte gjykatëse në Repartin për krim të organizuar dhe korrupsion pranë gjykatës së njëjtë.
REXHEP QAMILI
