Rajon
KQZ, certifikohet rezultati i zgjedhjeve
08.07.2026 16:16
KQZ në Kosovë ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit....

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Kjo i hap rrugë fillimit të negociatave mes partive politike për krijimin e institucioneve të reja, përfshi zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit.
“9 vota për, certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit 2026. Lëvizja Vetëvendosje me 53 ulëse, me 47.13%; Partia Demokratike e Kosovës me 22 ulëse, me 19.44%; Lidhja Demokratike e Kosovës me 18 ulëse, me 16.69%; Lista Serbe me 9 ulëse, me 5.40%; Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7 ulëse, me 6.74%.”, - theksoi kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
