Rajon
Rama: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Tiranë
08.07.2026 17:34
Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Tiranë ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama....

Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Tiranë ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Këtë e konfirmoi pas përfundimit të samitit edhe sekretari i NATO-s, Mark Rute.
“Si thanë? Nuk do bëhet samiti në Shqipëri. Kështu thanë? Epo ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët në Shqipëri. Tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën. Kështu që samiti i ardhshëm do të bëhet në Tiranë.”, tha kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
“Samiti tjetër do të mbahet në Shqipëri, ky ishte vendimi i Hagës. Samiti do të mbahet në Shqipëri, por do të na duhet të vendosim për kohën se kur.”, tha sekretari i NATO-s, Mark Rute.
