BUDAPESTË

Zaev: Është e patjetërsueshme që Gruevski të ikë

13.06.2015 14:33

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe nënkryetarja e partisë, Radmila Shekerinska, sot në kuadrin e Kongresit të Partisë së Socialistëve Evropian, që po mbahet në Budapestë, ka pasur takime me kryeministrin suedez, Stefan Lofven, informuan nga LSDM-ja...

Në takim, Zaev i ka përmendur qëndrimet e partisë, sipas të cilave, është e patjetërsueshme që Nikolla Gruevski të ikë nga funksioni si kryeministër, që të mundë qeveria kalimtare të krijoj kushte për të organizuar zgjedhje demokratike dhe të lira, sepse sipas Zaevit vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet normalizimi i institucioneve.