Ilaçi “Foster"nga 1 gushti do të kushtojë 280 denarë, deri në atë kohë do të shitet për 1.081 denarë
Nga 1 gushti ilaçi "Foster" do të jetë pa pagesë shtesë...

Nga 1 gushti ilaçi "Foster" do të jetë pa pagesë shtesë, ndërsa participimi do të kushtojë 280 denarë, informoi drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski. Ilaçi "Beklometazon” ose i njohur si "Foster" është një terapi inhaluese për astmën dhe sëmundjen kronike obstruktive pulmonare.
“Në periudhën e kaluar, çmimi i ilaçit "Foster" u rrit nga 300 në 1.081 denarë, pas së cilës pacientët që e përdorin reaguan. Çmimi prej 280 denarësh do të hyjë në fuqi pasi të skadojnë sasitë e dorëzuara të ilaçit në farmaci. Nuk ka rimbursim për qytetarët që e blejnë atë për 1.081 denarë gjatë kësaj periudhe. Zëvendësimi për ilaçin, "Bloceta", është tashmë i disponueshëm në farmaci pa pagesë shtesë, por për ta përdorur atë ilaç, qytetarët duhet të marrin një raport të ri nga specialisti, sepse nuk mund të marrin një "Bloceta" me një raport për "Foster".”, - deklaroi drejtori në FSSh, Sasho Klekovski.
Sipas Klekovskit, në vendin tonë disa nga çmimet e ilaçeve janë më të shtrenjta së në vendet fqinje.
"Në thelb, të gjithë ankohemi se në Maqedoni, në kategori të caktuara, çmimet e ilaçeve janë më të larta se në vendet fqinje. Dhe kjo është e vërtetë për disa nga ilaçet. Në praktikë, ekzistojnë dy mënyra për të ndikuar në çmimin e ilaçeve, domethënë, për të ulur çmimin e tyre.", - u shpreh drejtori në FSSh, Sasho Klekovski.
Nga FSSh potencojnë se mënyra e parë për të ulur çmimin e një ilaçi është futja e tyre në listën pozitive, gjatë së cilës po zhvillohen negociata me prodhuesit e ilaçeve dhe futja e ilaçeve në listën pozitive të jetë me një çmim më të ulët se çmimi i mëparshëm. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
