Mickoski: Karburant ka mjaftueshëm, Qeveria ka plan edhe për përballimin e inflacionit

09.07.2026 19:00

Kryeministri, Hristijan Mickoski, siguron se Maqedonia e Veriut...

Kryeministri, Hristijan Mickoski, siguron se Maqedonia e Veriut ka furnizim të rregullt dhe të mjaftueshëm me karburant, pavarësisht krizave globale dhe konflikteve të vazhdueshme. Ai nuk përjashton aktivizimin e masave shtesë nëse rritja e çmimeve vazhdon.

Sipas Mickoskit, inflacioni aktualisht është nën kontroll dhe ndër më të ulëtit në rajon, ndërsa rritja e çmimeve lidhet kryesisht me duhanin, alkoolin dhe transportin për shkak të çmimeve të karburanteve. Ai theksoi se Qeveria ka rezerva dhe plan veprimi në rast të përkeqësimit të situatës ekonomike.

“Dhe veçanërisht më gëzon fakti që te ushqimi ai është diku rreth 2,5%, respektivisht te këpucët dhe veshjet rreth 2,1%, që do të thotë se është nën 3%.  Deri në 3,4% kontribuojnë duhani, produktet e duhanit dhe alkooli. Dhe po ashtu edhe shërbimet e transportit për shkak të çmimeve të larta të karburanteve. Shpresoj se kjo përfundimisht do të mbarojë, kjo situatë në Gjirin Persik dhe do të mund të planifikojmë, do të thosha në mënyrë më të strukturuar dhe më të qartë në periudhën që pason. Por edhe nëse vazhdon, ne kemi plan, kemi mjaftueshëm rezerva se si t'i përgjigjemi kësaj sfide.” – shprehet Kryeministri i  vendit, Hristijan Mickoski.