Agjencia për punësim shpall konkurs: Do të trajnohen 220 persona për IT
Agjencia për punësim në bashkëpunim me ministrinë e punës dhe politikës sociale dhe ministrinë e shoqërisë informatike shpallin konkurs për trajnim të personave në sektorin e IT-së për programues java dhe programues të aplikacioneve të webit...

Trajnimi i cili do të zgjasë tre muaj do të përfshijë 220 persona të papunë, ndërsa do të kushtojë 18 milion denarë para këto të fondeve IPA.
“Prioritet për tu trajnuar për ajti programet do të kenë personat e papunë për më shumë vite, ata të cilët më shumë se një vit janë të papunë si dhe personat të cilët në mënyrë aktive kërkojnë punë” – tha ministri i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov.
“Të gjithë ata që do të lajmërohen në konkurs, që edhe zyrtarisht mund të dorëzojnë kërkesat nga e hëna, do të thiren për testim dhe varësisht nga pikët e fituara do të bëhet edhe rangimi i tyre” – deklaroi drejtori i agjencisë për punësim, Vllatko Popovski.
Personat që do të mbarojnë trajnimin do të marin çertifikatë ndërkombëtare, ndërsa pritet tu lehtësohet edhe punësimi.
“Kjo çertifikatë pa marë parasysh se për çfarë programi është, paraqet dëshmi para kompanive në sektorin privat se jeni ekspert I një niveli dhe me këtë më lehtë hapen dyert për intervistë dhe sipas gjithasave edhe do të punësoheni” – u shpreh ministri i shoqërisë informatike, Ivo Ivanovski.
Deri në fund të 2014-ës në trajanime të tilla kanë marrë pjesë 470 persona kanë. 375 prej tyre me sukses e kan përfunduar trajnimin ndërsa janë punësuar 246 vetë. (Meral Ismaili, TVM2)
