Kasami: Propozimi i BDI-së për emrat e rrugëve, absurd
10.07.2026 16:50
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami...

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, e ka quajtur absurde listën e propozuar, siç tha ai nga BDI, me emrat e rrugëve dhe shesheve.
Sipas Kasamit, propozimi është antidemokratik dhe i kundërligjshëm, sepse propozimet nuk duhet të vijnë nga një parti politike, por nga qytetarët dhe Këshilli Komunal.
Në atë listë janë të gjitha emrat që tanimë janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, prandaj nëse votohet ajo listë, Këshilli Komunal rrezikon të shkojë në rizgjedhje, thotë Kasami.
Reagimi i kreut të Tetovës ka të bëjë me listën e propozuar nga këshilltarët e AKI-së për emërtimin dhe riemërtimin e 67 rrugëve dhe shesheve të Tetovës.
