Komuna e Çairit, Komision për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet
10.07.2026 17:35
Komuna e Çairit ka formuar një Komision për vlerësimin e dëmeve...

Komuna e Çairit ka formuar një Komision për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të 1 korrikut dhe deri sot qytetarët kishin afat që t’i paraqesin dëmet e pësuara nga vërshimet.
Faruk Nevzadi nga kjo komunë thekson se po punojnë edhe në përmirësimin e infrastrukturës nëntokësore, që në rastet e reshjeve të mëdha të evitohen vërshimet ose dëmet të jenë sa më të vogla.
