PDT: Bëhet pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE-në
10.07.2026 18:04
Shumicës parlamentare i bashkëngjitet edhe Partia Demokratike Turke...

Shumicës parlamentare i bashkëngjitet edhe Partia Demokratike Turke, e cila do të jetë pjesë e koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja”, që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE.
Marrëveshja për përfshirje në koalicion u nënshkrua nga kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dhe ai i Partisë Demokratike të Turqve, Zulfikar Zejnulla.
Me këtë, sipas Mickoskit, koalicioni i VMRO-DPMNE-së do të ketë 59 deputetë në Kuvend.
Deputeti Bejxhan Ilijas në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte zgjedhur në Kuvend si pjesë e “Frontit Evropian”, të udhëhequr nga BDI-ja.
