Karateisti Pavllov me medalje në Lojërat Evropiane

13.06.2015 15:35

Përfaqësuesit e Maqedonisë, e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesëmarrjen në kuadër të Lojërave të Para Evropiane, të cilat po mbahen në Baku...

Karateisti Emill Pavllov, ia solli Maqedonisë medaljen e parë nga këto lojëra, me ç`rast në paraqitjen e tij në kategorinë deri në 60 kilogram, u stolis me medaljen e bronztë.

Në luftën për plasman në pozitën e tretë, Pavllov, ishte më i sukses`shëm se sërbi Marko Antiç, të cilin e mundi me 2-0 në pikë.

Me të njejtin kundërshtar, Pavllov u takua edhe në fazën grupore, ku të dy remizuan pa pikë, ndërsa përfaqësuesi i Maqedonisë, në dy paraqitjet tjera në grupin B, regjistroi një fitore, me 2-1 ndaj francezit Sofiane Agoudjil dhe një barazim tjetër, me rusin Evgenii Plakhutin.

Në gjysmëfinale, karateisti nga Maqedonia u mposht me 8-0 nga vendasi Farzaliyev, që në fund doli të shpallet edhe kampion evropian. Nga ana tjetër, në po këtë kategori, por në grupin A, garoi edhe përfaqësuesi i Shqipërisë, Halil Marqeshi, por ai nuk pati sukses dhe përjetoi tre disfata të bindshme nga poaq lufta. (Mustafa Ademi, TVM2)