KLINIKA E ONKOLOGJISË

Anulon listën e pritjeve për radioterapi

13.06.2015 15:41

Në klinikën e onkologjisë në Shkup nuk ka më lista të pritjes të pacientëve për radioterapi....

Ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov thotë se anulimi komplet i listave për pritje u mundësua me punën në dy turne të ekipit mjekësor duke trajtuar kështu më shumë se 50 pacientë në ditë.

“Nëse ju kujtohet në janar të 2014-ës koha e pritjes ishte rreth 3 muaj e gjysëm për radioterapi ndërsa tani pritje në këtë klinikë nuk ka. Mund të pritet vetëm tre ditë aq sa është e nevojshme që të përgatitet pacienti për dhënien e terapisë. Andaj lirisht mund të themi se plotësisht është anuluar lista e pritjeve“ – tha ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Përpos anulimit të listët për pritje, sipas drejtorit të klinikës Millan Risteski është rritur edhe cilësia e radioterapisë. Planifikohet që 25% e pacientëve radioterapinë ta marrin në aparatet e reja. Klinika është furnizuar edhe me apratin për analiza imunologjike.

“Kemi investuar mjaftë në radioterapi. Kemi blerë edhe një pajisje për kontrolle se si po zhvillohet trajtimi me radioterapi. Nëse këtë kontroll e kemi bërë vetëm një herë gjatë trajtimin, tani këtë e bëjmë një herë në javë ndërsa tek rastet më të komplikuara kontrollet i bëjmë çdo ditë“ – deklaroi drejtori i klinikës së onkologjisë, Millan Risteski.

Ministri Todorov i pyetur se a do të shpall tender të ri për dhënien e kartelave shëndetsore për pacientët që nuk kanë araritur të furnizohen me të, tha se po shqyrtohet mundësia më e mirë.

Sipas tij mospasja e kartelës elektronike nuk paraqet pengesë për pacientin të mer shërbimin e duhur mjekësor. (Meral Ismaili, TVM2)